QË PREJ 1992
Më shumë se tre dekada duke njohur tekstilin.

Shpija Jeme nisi në vitin 1992, me një banak në pazarin e Shkodrës, disa topa pëlhure dhe një ide të thjeshtë: materiali i mirë duhet të jetë i mirë jo vetëm kur blihet, por edhe pasi përdoret dhe lahet shumë herë.
Që atëherë kanë ndryshuar koleksionet, furnitorët dhe mënyra si blejmë, por kriteri ynë ka mbetur i njëjtë. Përzgjedhim tekstile duke parë përbërjen, ndjesinë në prekje, dendësinë e pëlhurës, përfundimin, qëndrueshmërinë e ngjyrave dhe sjelljen e materialit pas larjes.
Sot punojmë me furnitorë dhe prodhues nga Turqia dhe Italia, duke kërkuar produkte që ofrojnë ekuilibrin e duhur mes cilësisë, jetëgjatësisë dhe çmimit. Në koleksionet tona përfshijmë edhe materiale me standarde dhe certifikime ndërkombëtare, si OEKO-TEX® STANDARD 100, kur certifikimi ofrohet nga prodhuesi, një standard që kontrollon tekstilet për praninë e substancave të dëmshme.
Për ne, etiketa nuk mjafton. Për shumë prej materialeve që sjellim, kontrollojmë edhe mënyrën si sillen në përdorim dhe pas larjes, përpara se të bëhen pjesë e përzgjedhjes sonë.
Me kalimin e viteve, banaku u bë dyqan dhe puna me tekstilin u zgjerua edhe me prerje dhe qepje sipas masës. Kjo na lejon të punojmë jo vetëm me produkte të gatshme, por edhe me pëlhura në metrazh, duke i përshtatur sipas kërkesës së klientit.
Sot Shpija Jeme i shërben si familjeve që kërkojnë tekstile të mira për përdorimin e përditshëm, ashtu edhe hoteleve, bujtinave dhe bizneseve të mikpritjes, ku qëndrueshmëria, standardizimi i përmasave dhe vazhdimësia e furnizimit kanë po aq rëndësi sa pamja.
Pas më shumë se tre dekadash, mënyra jonë e punës mbetet e thjeshtë: të njohim materialin, të zgjedhim me kujdes dhe të shesim atë që do të përdornim edhe vetë.
Materiale të përzgjedhura
Përbërja, ndjesia dhe qëndrueshmëria janë pjesë e përzgjedhjes sonë.
Standarde të verifikueshme
Materiale me certifikime si OEKO-TEX® STANDARD 100, aty ku disponohen nga prodhuesi.
Prerje & qepje sipas masës
Përshtatim tekstilet sipas përmasave dhe kërkesave të klientit.
Eksperiencë në hoteleri
Zgjidhje për hotele dhe bujtina, nga përzgjedhja e materialit te furnizimi.
