Udhëzues
Cila masë i shkon shtratit tuaj
Masa e çarçafit nuk është masa e dyshekut. Çarçafi duhet të jetë mjaftueshëm i gjerë sa të futet nën dyshek nga të katër anët. Matni dyshekun tuaj dhe krahasojeni me kolonën e parë.
Çarçafë dhe këllëfe dysheku
| Madhësia | Dysheku juaj (cm) | Çarçafi që ju duhet (cm) |
|---|---|---|
| Single (tek) | 90 × 190 / 90 × 200 | 160 × 260 |
| Dopio (dyshe) | 140 × 190 / 160 × 200 | 200 × 280 |
| King | 180 × 200 | 240 × 290 |
Këllëfi i dyshekut ndjek masën e dyshekut, jo të çarçafit, sepse vishet mbi të me elastik perimetral. Për dyshekë më të lartë se 25 cm, na thoni lartësinë.
Peshqirë
| Lloji | Masa (cm) | Për çfarë |
|---|---|---|
| Peshqir duarsh | 30 × 50 | Lavaman |
| Peshqir fytyre | 50 × 90 | Fytyrë dhe flokë |
| Peshqir banje | 70 × 140 | Masa më e kërkuar |
| Peshqir i madh banje | 100 × 150 | Pas dushit, plazh |
Dy gjëra që ia vlen t'i dini
Pambuku tkurret pak në larjen e parë. Deri në 3% është normale dhe masat tona e llogaritin këtë. Larja në ujë të nxehtë mbi atë që thotë etiketa e shton tkurrjen.
Nëse jeni mes dy masave, merrni më të madhen. Një çarçaf pak i gjerë rri mirë; një i ngushtë del nga dysheku çdo natë.