Furnizim për hoteleri

Furnizim tekstili për hotele, resorte dhe bujtina.

Çarçafë, peshqirë, këllëfe dhe kuverta të përzgjedhura për larje industriale të përsëritur. Çmime sipas sasisë, mostra fizike para porosisë, faturë tatimore me NIPT dhe rifurnizim me të njëjtin specifikim sa herë ju duhet.

Sasia minimale
5 copë për artikull
Mostrat
Brenda 3 ditë pune
Dorëzimi
7–15 ditë pune
Faturimi
Faturë tatimore me NIPT
Dhomë hoteli me çarçafë të bardhë dhe peshqirë të palosur

Çfarë matim para se ta shesim?

Çdo parti kalon provë larjeje para se të hyjë në magazinë. Për artikujt e linjës hotel deklarojmë temperaturën maksimale të larjes, tkurrjen pas larjes së parë dhe numrin e cikleve për të cilin materiali është testuar.

Nëse një specifikim nuk e kemi të matur, nuk e shkruajmë.

Si punojmë

  1. 1

    Kërkesa dhe mostrat

    Dërgoni listën e artikujve dhe sasive. Brenda 3 ditë pune merrni mostrat fizike dhe ofertën me çmime sipas shkallëve të sasisë.

  2. 2

    Konfirmimi dhe masat

    Konfirmoni materialin mbi mostrën, jo mbi foto. Për masa jo-standarde ose qëndisje logo-je, qepja bëhet në punishten tonë.

  3. 3

    Prodhimi dhe dorëzimi

    7–15 ditë pune sipas sasisë, me dorëzim në strukturë.

  4. 4

    Rifurnizimi

    Ruajmë të regjistruar listën tuaj të artikujve, masave dhe ngjyrave. Porosia e radhës vjen me të njëjtin specifikim, pa u rinegociuar.

Hapi i katërt është arsyeja pse strukturat nuk ndërrojnë furnitor: partia e re përputhet me të vjetrën, sepse specifikimi ruhet i regjistruar.

Çmimet

Çmimi ndryshon sipas sasisë, jo sipas sezonit. Shkallët tona janë 5–99, 100–499 dhe 500+ copë për artikull. Për marrëveshje vjetore me rifurnizim të planifikuar, çmimi fiksohet për 12 muaj, që buxheti juaj të mos lëvizë brenda vitit.

Kujt i shërbejmë

  • Hotel
  • Bujtinë / guesthouse
  • Resort
  • Apartament me qira afatshkurtër
  • Klinikë / qendër estetike
  • Restorant

Kërkoni ofertë dhe mostra

Plotësoni sasitë për artikujt që ju interesojnë. Përgjigjemi brenda një dite pune me ofertë të detajuar, dhe nisim mostrat nëse i kërkoni.

Ose telefononi drejtpërdrejt te +355 69 929 9999. Katalogun teknik e dërgojmë me email brenda ditës. Kërkojeni te shënimet.

Struktura
Kontakti
Çfarë ju duhet

Shënoni sasinë e përafërt për secilin artikull që ju intereson.